Mërzitja mund të jetë një nxitje e fuqishme nganjëherë. Në vitin 1997, Philippe Khan kishte ngecur në një departament të lindjes në Kaliforni Veriore, duke mos pasur çfarë të bëjë.

Sipërmarrësi i software ishte trembur nga gruaja e vet derisa ajo po lindte vajzën e tyre të quajtur Sophie. Prandaj, Khan, i cili po punonte me teknologji të cilat shpërndajnë fotografi aty për aty, e ndërtoi dobët një mjet i cili do të mund të dërgonte një fotografi të vajzës së tij të sapolindur te miqtë dhe familjaret e tij – në kohë reale.

Si shumë shpikje tjera, struktura e saj ishte e papërpunuar: një kamerë digjitale e lidhur me telefonin e tij mobil flip-flop dhe e sinkronizuar me disa kode të cilat i kishte shkruar në latopin e tij në spital. Por, ky efekt i tij e ka transformuar botën: Mjeti i Khanit i fotografoi momentet e para të vajzës së tij dhe më pas ua dërgoi ato më shumë se 2.000 personave aty për aty.

Kështu, Khan e përmirësoi prototipin e tij ad hoc, dhe në vitin 2000 “Sharp” e përdori teknologjinë e tij për t’i lansuar telefonat e parë komercial me kamerë të integruar brenda.

capture_1479649567-2073766

Në këtë foto shihet një kamerë digjitale e lidhur me telefonin mobil flip-flop të Khanit, e cila ishte sinkronizuar nga disa vija kodesh që ai i kishte shkruar në llaptop.