Ministria e Brendshme ka informuar se për shkak të defektit në sistemin e energjisë elektrike në vendkalimin kufitar Tabanoc mes Maqedonisë dhe Serbisë janë ndërmarrë masa për rikthimin e gjendjes normale, pas mbylljes së kufirit.

“Për shkak t mospasjes së energjisë nga ora 20:30 , në vendkalimin kufitar Tabanoc është punuar në kushte të rënda. Agregati është dhezur, ndërsa EVN për një orë do të evitojë defektin”, ka informuar MPB, duke bërë thirrje që të evitohen çdo keqinterpretim tjetër lidhur me këtë situatë në kufi pas një defekti të energjisë.