Protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të Bashkuar” nga dita e nesërme kanë ndryshuar strategjinë e veprimit. Protestuesit në emër të bujqve do të vijnë para Kuvendit me traktorë e kombajna për të bllokuar hyrje daljet e tij. Po ashtu siç mësohet ata mund të stacionohen aty për një kohë më të gjatë, pasi që kanë mësuar se LSDM bashkë me partitë shqiptare do të zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe do të tentojnë të formojnë Qeverinë.(INA)