Sot në Parlamentin Maqedonisë duhet të vazhdojë mbledhja koordinative e grupeve parlamentare për propozimin e përbërjes së re të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, e cila është një parakusht për caktimin e seancës konstituive parlamentare. Në Koordinim pritet të rinisin bisedimet mbi zgjedhjen e presidentit të Komisionit por do të dominojnë “lojërat” e pandershme të përfaqësuesve shqiptar BDI dhe BESA të cilat nuk do të përfillin sugjerimet e faktorit ndërkombëtar.
Në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, sipas formulës ndarja e mandateve është si vijon, VMRO-DPMNE 6 antarë, LSDM 5, BDI 1 dhe BESA 1, gjithësejt 13 antarë.
Nga burime tonat mësojmë se BDI dhe BESA “kanë marrë” instruksion të qartë nga partia qeverisëse VMRO, që të dyja palët të insistojnë që kryetari i Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve të jetë shqiptar dhe të mos mbështesin asnjë kandidat tjetër sepse në atë mënyrë nxjerin nga loja VMRO-në me shumicë të thjeshtë 7-6. Por që të mos ndodh kjo, partitë shqiptare do të mbështesin çdonjëra kandidatin e vet, duke mundësuar mbivotimin e VMRO-DPMNE-së 6 me 5 kundrejt LSDM-së. Me këtë rast do të fitojë propozimi i VMRO-së dhe kriza do të vazhdojë të zhvillohet në drejtim të kundërt me interesat e diplomatëve perëndimor.