Melania Trump nuk është femra e vetme me të cilën është martuar Donlad Trump. Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara është martuar tri herë dhe ka pesë fëmijë nga këto tri martesa.

Martesa e parë ka qenë me çeken Ivana Trump, nga viti 1977 deri në 1992. Donald dhe Ivana kanë tri fëmijë bashkë, përfshirë vajzën Ivanka, Donald Trump Jr. dhe Eric Trump. 

Martesa e dytë është me Marla Mapels, në vitet 1993 deri 1999, dhe kanë një fëmijë bashkë, vajzën Tiffany Trump. 

Më pas vjen edhe martesa e tretë, me modelen sllovene Melania Knavs, tani e njohur si Melania Trump. Ata janë martuar në vitin 2005 ndërsa janë bashkë që nga viti 1998. Çifti kanë bashkë një fëmijë, djalin Barron William Trump.