Gjatë emisionit “Clik Plus”, në TV 21, Lubomir Frçkovski ka thënë se Maqedonia ka fat që miku ndërkombëtar Edi Rama i mblodhi shqiptarët që të formojnë një platformë me kërkesa gjatë bisedimeve për Qeverinë e re.

“E dini se çfarë ndodhi rreth platformës dhe rreth bashkimit të shqiptarëve, çka mendoj se ka ndodhur. Mendoj që ishte përparësi për ne që miqtë ndërkombëtar, po edhe Edi Rama kishte sukses që t’i mbledh dhe të formoj bllok politik nga këto parti. Sepse rreziku kryesor ishte shantazhimi i VMRO-së, të cilët me Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin kishin shantazhe të cilat ata nuk mund t’i refuzonin”, tha Fërçkovski.

Ai shtoi që është mirë që shqiptarët u bashkuan dhe formuan bllok i cili është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë, dhe njëherit dëshmon se partia e dy shqiptare në Maqedoni është LSDM.