Ne jemi këtu dhe do të jemi këtu derisa duhet. Drejtësia është në anën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, deklaroi Svetlana Jakimovska nga VMRO-DPMNE duke iu drejtuar popullit të mbledhur para selisë së KSHZ-së, transmeton TetovaSot.

“ Këtë gjë duhet që ta dije secili dhe besoj se ata janë të vetëdijshëm dhe menjëherë të vazhdojnë ta përfundojnë punën e sotme. Të pyetemi se çka do të ndodhte nëse Maqedonia do të kishte votues sa Amerika, sa Kina sa kohë do t`i duhej këtij KSHZ-je të vendos, vite e vite?

Të turpërohen dhe të përfundojnë për 10 minuta pasi që të gjithë e dinë se cili është qëllimi i tyre. Nuk janë duke punuar sipas Ligjit, nuk janë duke punuar sipas Kushtetutës, e kjo është vepër penale. Turp është që të thirrin njerëz të pafajshëm për të cilët para tërë opinionit deklaruan se si është realizuar votimi në vendvotimin e tyre. Duan që të vendosin në burg njerëz që nuk duhet të janë aty.

Drejtësia do të dal në pah”, shtoi Jakimovska, për secilin atë që dëshiron të mbroje interesa të caktuara dhe jo të punoje sipas ligjit./TetovaSot/