Lideri i GROM, Setvçe Jakimovski, në emsionin debativ Studio e hapur në Televizionin “Nova”, duke folur për çështjen e emrin me Greqinë dhe negociata të cilat i zhvillon qeveria e tanishme e në këtë çështje, deklaroi:

Mendoj se rreth kësaj çështje ne maqedonasit nuk duhet të pranojmë çfarëdolloj bisedimesh.

Duke ju referuar bisedimeve për emrin, Jakimvoski theksoi se ka qenë jokorrekte që shqiptarët të ju sugjerojnë maqedonasve që të ndryshojnë edhe emrin. Përgjatë kësaj, siç transmetoi portali Kurir me 02.01.2018, Jakimovski tha se “asnjë maqedonas nuk duhet të pranojnë që të bisedohet për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë”.

Një deklaratë të tillë të liderit të GROM e vlerësojmë si jo konsekuente, duke pasur parasysh qëndrimet e tij në të kaluarën në lidhje me këtë çështje. Më saktë, kur Jakimovski ka qenë pjesë e LSDM-së në vitin 2010, pretendonte se kryeministri, Nikolla Gruevski, është dashur të gjej zgjidhje rreth çështjes së emrit me qëllim që Maqedonisë t’i hapen dyert ka BE dhe NATO.

“Vlerësojmë se Gruevski është në qeveri, ai është kryeministër, në historinë e Maqedonisë ka pasur rejtingun më të madh dhe ai rejting i lart duhet të shfrytëzohet edhe për zgjidhjen e çështjeve madhore politike në shtet, dhe një prej tyre është çështja e emrin me Greqinë, që praktikisht duhet të na i hap dyert për në NATO dhe BE, deklaroi kryetari i komunës Karposh, Stevçe Jakimovski, në Intervistën javore për “Radio Evropa e Lirë”, komunikoi Netpress.

Një deklaratë të këtillë, me 26.09.2017, e transmetoi edhe Veçer.

Do me thënë, Jakimovski në vitin 2010, si anëtarë i LSDM-së, parti e cila tani është në qeveri dhe të cilën e kritikon, vlerëson se çështja e emrin është dashur të zgjidhet duke pasur për qëllim integrimet euro-atlantike në vend. Sot, prej pozitës në opozitë, si lider i GROM, pretendon se asnjë Maqedonas nuk duhet të pranojë asnjë bisedim rreth emrit.

Duke pasur parasysh qëndrimet e tij në të kaluarën, mund që të përfundohet se deklarata e tij për mospranim të asnjë lloj bisedimesh është jokonsekuente. /Vërtetmarrësi