Para fillimit të seancës së Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, mbrëmë Mane Jakovlevski njëri nga themeluesit e partisë njoftoi se nuk do të lejojnë që dikush të luajë me shtetin.

 

“Nuk mendojmë të jemi në opozitë për shkak se ne jemi fituesit. Me gjithë atë se sa para u harxhuan, me çfarë manipulimesh u bënë që OBRM-PDUKM-ja të mos i fitojë zgjedhjet, ne përsëri fituam dhe jemi parti fituese”, deklaroi Jakovlevski.

Ai theksoi se, opsioni që OBRM-PDUKM-ja të qëndrojë në opozitë është i papranueshëm dhe për këtë opsion nuk mendojnë./Telegrafi/