Moderatorja e “Prive” Liberta Spahiu feston sot ditëlindjen. Ajo është përfolur që prej prillit se është në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin. Natën e mbrëmshme Flori Mumajesi dhe djemtë e “Threedots” kanë pasur koncertin e tyre të radhës në Prishtinë, e ajo që bie në sy është fakti se edhe Liberta kishte zgjedhur atë ‘club’ për të festuar me miqtë e saj.

Nuk ka munguar një urim i përzemërt edhe nga ana e kantautorit Mumajesi në ditëlindjen e Libertës, ashtu në sy të të gjithëve e në mes të koncertit. “Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë” – ka thënë Mumajesi ndërkohë që Liberta është parë të emocionohet nga dedikimi.

Blitz.al shkruan se video e këtij momenti është shpërndarë në rrjete sociale nga Alaudini, gazetari i njohur i “NIN” i cili është një nga miqtë më të ngushtë të Libertës e që gjithashtu u zëvendësua nga Flori Mumajesi i cili moderoi “NIN festiv” natën e dy janarit në Klan Kosova.