Ish ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Mile Janakieski, sot në një bashkëbisedim me ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë Kirill Bozhinovski, për qytetarët nga diaspora të cilët është dashur të vijnë dhe të votojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, përcjell Infomagazin.

”Ata flasin maqedonisht në mënyrë letrare, ata nga Kavadari janë më të këqij se ato të Prespës së Vogël”, dëgjohet bashkëbiseduesi i Janakieskit në ‘bombat’ që publikoi LSDM atë kohë.

Në ‘bombat’ tjera për votuesit nga Prespa, dëgjohet që ata duhet të votojnë në 33 vendvotime.

Në disa nga bisedimet tjera që janë dëgjuar sot në Gjykatën Penale në rastin ‘Titanik’, dëgjohet gjithashtu se si organizohen fluturimet çarter për ditën e votimit.

Në një nga bisedat, Janakieski ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm në detyrë të VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, i cili duheshte të organizojë dy fluturime çarter. Në vend të një, Janakieski ka kërkuar edhe një tjetër aeroplan, ndërsa bashkëbiseduesi i thotë atij se do të kushtojë dy ditët e fundit 150 mijë euro.
Për votuesit nga diaspora, ish-ministri Janakieski dëgjohet duke thënë se është nervoz, pasi për votuesit e diasporës është shumë herët të zgjohen dhe nuk mund të vijnë për të votuar.