Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe dy të akuzuar të tjerë në rastin “Dizajn”, vullnetarisht e pranuan fajin për veprën penale për të cilën akuzohen, të njëjtit u shpallën fajtorë dhe u dënuan dënuar me burg me kusht prej dy vjet, i cili nuk do të realizohet nëse të akuzuarit gjatë pesë viteve të ardhshme nuk bëjnë vepër të re penale.

Kundër aktgjykimit palët kanë të drejtë të ankesës në Gjykatën e Apelit – Shkup, thonë nga Gjykata Penale në Shkup.

Njëherësh, nga Gjykata informojnë se lënda e të akuzuarit I.J., i cili nuk e pranoi fajin, vazhdon me seancën kryesore të caktuar për më 28 mars.