Janë plagosur me thikë dy tetovarë

Dy tetovarë kanë marrë më shumë lëndime me thikë pas zënkës fizike me dy tetovarë tjerë, që mbrëmë gjysmë ore pas mesnate ka ndodhur në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij I.K. (26) ka marrë disa plagë me thikë në qafë dhe shpinë, ndërsa I.K. (30) gjithashtu me mjet të fortë ka marrë plagë në dorën e djathtë dhe qafë. Dy të plagosurit me automjet të ndihmës së parë mjekësore janë dërguar në klinikën e Tetovës, ku iu është dhënë ndihmë, pas çka 26 vjeçari I.K. për shkak të seriozitetit të plagëve është dërguar në klinikat e Shkupit.
Në vendin e ngjarjes është kryer një inspektim i plotë, dhe janë gjetur gjurmë dhe janë marrë për ekspertizë. Policia ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë të rastit, kurse për të sulmuesin do të ketë parashtresa të duhura.