Kryeprokurorja speciale Katica Janeva ka thënë se është i domosdoshëm ligji për dëshmitarët në vazë të asaj që do të mundësojë vet ajo të caktojë se cili dëshmitarë do jetë i mbrojtur nga identiteti dhe i panjohur për opinionin.

“Kanë frikë për veten dhe familjet e tyre, nga gjithë rrethi ku jetojmë tash, nuk janë të gatshëm gjithë të thiren nga organet tjera pasiqë të ftohen nga prokuroria speciale ne kemi profile të ndryshme të dëshmitarëve”, ka thënë kështu Janeva.

Janeva ka folur në kuadër të debatit të djeshëm që është mbajtur në klubin GEM në Carshinë e vjetër të Shkupit të organizuar nga shoqata e të rinjëve europian me temën Të ndjekim Priben dhe sa prokuroria është e nevojshme për rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ajo zbuloi se një numër i madh i dëshmitarëve në rastet që drejton kundër ish pushtetit kanë frikë për jetën dhe sigurinë e tyre dhe të familjeve të tyre.