Prokuroria speciale në krye me Katica Janevën duket se ka nisur të nxjer kthetrat e saj dhe të fillojë akcionin për vënien para drejtësisë të personave që kanë cënuar lirinë dhe të drejtën e qytetarëve në votim.
Sipas asaj që është thënë në pres konferencën e sotme të Prokurorisë speciale, akcioni me emrin ”Titanik” që vetëm se ka filluar do të përfshijë shumë zyrtarë të MPB-së përfshirë këtu edhe ish ministren Gordana Jankullovska. Gjithashtu pjesë e këtij akcioni do të jetë dhe ish ministri i transportit Mile Janakievski si dhe sekretari gjeneral i qeverisë Kiril Bozhinovski, që të tre pjesë e komitetit ekzekutiv të VMRO-së