Kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva në një intervistë të dhënë për Dojçe Vele shprehet e bindur se Specialja do të fitojë mundësinë që deri në fund të përfundojë punën e saj.

Ajo vlerëson së në 10 vitet e kaluara në Maqedoni, kanë ndryshuar vlerat morale.

Sipas saj ky dhjetë vjeçar i sundimit të VMRO-DPMNE-së është përplot veprimtari kriminale dhe shantazhe.

Janeva pret që të vazhdohet mandati i PSP-së, dhe i fton të gjithë qytetarët që kanë dëshmi për veprimtari kriminale edhe më tej të punojnë me prokurorinë speciale.

Pritjet e saja janë se ish kryeministri, Nikolla Gruevski do të nxirret para gjykatës dhe do të përgjigjet për dyshimet dhe akuzat që rëndojnë mbi të, por ajo refuzon të japë parashikimin për rrjedhën e këtij procesi duke u thirrur në barazinë përpara ligjit dhe prezumimit të pafajësisë.

Po gjithsesi ajo nuk ka dilema se në këto 10 vitet e kaluara është qeverisur me vepra kriminale dhe shantazhe.