Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është shfaqur me një foto në Alaska të SHBA-ve. Ajo vetë ka publikuar fotografinë në profilin e saj në instagram, transmeton INA. Lajmi është dhënë edhen ga disa portale maqedonase të cilat kanë shkruar se ish-ministrja që ndiqet nga Prokuroria Speciale, po qëndron në SHBA. Ajo ka udhëtuar atje, pas disa tentimeve dhe kërkesave të Prokurorisë Speciale që ti merret pasaporta dhe të jetë nën masat e kujdesit. Jankullovska akuzohet në dy raste nga Prokuroria Speciale, ku më i njohur është rasti “Fortesa” që ka të bëjë me asgjësimin e materialeve të përgjimeve dhe vepra tjera që dolën nga përgjimet. (INA)