Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev në emisionin e mbrëmshëm në televizionin Tellma e demantoi informatën se nëse nuk mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë do t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale, transmeton Portalb.mk.

“Kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe kërkojmë që të shpallen menjëherë. Hapat tonë të ardhshëm të veprimit do të varen nga përgjigjet e pushtetit, por në asnjë rast nuk do t’i bojkotojmë zgjedhjet presidenciale. Pa dallim, nëse shkojmë në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, do t’i fitojmë zgjedhjet presidenciale”, tha Janushev.

Me deklaratë të tillë më parë më parë doli edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Jo vetëm që do të dalim në zgjedhje presidenciale, por kërkojmë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare që t’u jepet fund manipulimeve dhe gënjeshtrave nga Qeveria e kryesuar nga LSDM”, tha Mickoski.