Adnan Januzaj është shprehur shumë i lumtur me kalimin te Real Sociedadi.
Anësori kosovar ka dhënë deklaratën e parë si futbollist i Sociedadit për televizionin e klubit.

“Jam shumë i kënaqur që kam ardhur te Sociedadi dhe që do të luajë për këtë skuadër në sezonin e ri”, deklaroi Januzaj.

“Kam ardhur në një skuadër që luan futboll shumë të mirë. Tani mezi pres të njoh skuadrën dhe futbollistët dhe të punojë me ta”, shtoi kosovari.