Mesfushori kosovar Adnan Januzaj nuk e fsheh dëshirën për të qenë sërish pjesë e kampionatit botëror “Rusia 2018” me Përfaqësuesen e Belgjikës.

Januzaj, 21-vjeçar, në një intervistë dhënë “Het Laatste Nieuws” ka thënë se ka potencial për të qenë pjesë e Manchester United, nga i cili klub është huazuar te Sunderlandi këtë stinor, shkruan sot Koha Ditore.

“Unë nuk e mohoj dëshirën për të qenë pjesë e Belgjikës në Kupën e Botës në Rusi. Është një nga ambiciet e mia”, ka thënë Januzaj.

Januzaj pas Kampionati botëror të vitit 2014, që u mbajt në Brazil, ka luajtur vetëm një minutë në eliminatoret për kampionatin evropian “Franca 2016”.

Luajti kundër Uellsit në kuadër të Grupit B, ndeshje që përfundoi me rezultatin 0:0. Është ftuar edhe për dy ndeshjet që i zhvilloi më 3 dhe 6 shtator të vitit të kaluar. Por, nuk u inkuadrua në asnjërën prej ndeshjeve që Belgjika i fitoi ndaj Bosnjës 3:1 dhe Qipros 1:0.