Sekretari i parë i Ambasadës së Japonisë në Beograd, Yamato Masayoshi është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit dhe në mënyrë solemne u bë pranim dorëzimi i donacionit të siguruar me vlerë prej afër 110 mijë euro.

Donacioni i dhënë nga populli japonez,  një auto-ambulancë dhe një auto-cisternë do të jetë në shërbimë të shtëpisë së shëndetit dhe ndërmarrjes “Komunalia” në Bujanoc.

Yamato Masayohi, vlerësoi  punën  e pushtetit lokal që ka bërë me refugjatët që po kalojnë nëpër territorin e komunës së Bujanocit dhe se bashkëpunimi do të intensifikohet në të ardhmen.

Në konferencën për gazetarë, Shaip Kamberi falënderoi sekretarin Masayohi dhe gjithë popullin japonezë për donacionet e dhëna për komunën e Bujanocit.

“Shpresojmë që bashkëpunimi i jonë të intensifikohet. Jemi duke u përgatitur për konkurset e radhës, ashtu që të jemi përfitues edhe më tej nga Ambasada e Japonisë në Beograd”, deklaroi Kamberi./Titulli.com/