Të paktën nëntë trupa njerëzish, disa prej të cilëve të gjymtuar janë gjetur brenda një apartamenti në periferi të Tokios, shkruan Tgcom.
Gjetjet makabre u bënë nga policia rajonale, pas një kërkimi që u zhvilla në shtëpinë e një personi pas zhdukjes së një vajze 23 vjeçare me të cilën ai kishte shkëmbyer mesazhe në rrjetet sociale.
Personi, mosha e të cilit është rreth 20 vjeç është pyetur nga policia dhe dyshohet se vajza mund të jetë mes trupave të pajetë që janë gjetur në banesën e tij.
Mbetjet e njerëzve janë gjetur në disa kontejnerë, ndërkohë që po vijojnë hetimet në lidhje me këtë rast tepër makabër.