Gjatë periudhës prej 24 deri më 30 janar të këtij viti janë regjistruar gjithsej 11.916 raste të reja me Kovid-19, që i bie një rritje prej 2.7 për qind në krahasim me javën e kaluar. Janë testuar gjithsej 38.518 materiale, për 2.0 për qind më pak krahasuar me 7 ditët e kaluara.

– Advertisements –

Janë regjistruar të sëmur nga të gjitha grup-moshat. Më së shumti janë ata të moshës mbi 60 vjeçe (22.1%) dhe të moshës prej 30 deri në 39 vjet (22.1%). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës deri 9 vjeçe.

Javën e kaluar u raportuan gjithsej 1.558 riinfeksione, pothuajse identike me javën e kaluar.

148 vdekje u raportuan në 26 qytete, 38.3% më shumë se në shtatë ditët e mëparshme. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (48). Për sa i përket moshës, 89.2% e të vdekurve janë mbi 60 vjeç.

Sipas raporteve spitalore, aktualisht janë të shtruar në spital 671 persona (22.0% më shumë se një javë më parë), nga të cilët 390 janë me mbështetje oksigjeni dhe 31 me ventilim mekanik.