Jelek verdhët sërish pushtojnë rrugët në Francë

Lëvizja qytetare franceze “Jelek verdhët” pas një pushimi veror do të fillojë prapë protestat kundër politikave shtetërore, përcjellin mediet e atjeshme.

Gazeta “Figaro” ka vlerësuar se mbledhjet e sotme do të bëhen si test kundër lëvizjes apolitike e cila kishte filluar me protesta qysh nëntorin e vitit të kaluar.

Qeveritarët e qytetit të Parisit edhe në protestat paraprake dhe këtë herë kanë ndaluar rreptësisht që të mblidhen protestues rreth godinave qeveritare dhe rreth katedrales së Notër Damit. Ata gjithashtu paralajmëruan edhe forca të shtuara policore.

Lëvizja jopolitike “Jelek verdhët” e cila u krijua spontanisht nga rrjetet sociale, ka filluar me organizimin e protestave rreth e përgjatë Francës për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

SHPËRNDAJE