Jeni frikësuar nga dita e Shën Valentinit? Atëherë, kalojeni!

Si një person single ju keni energji për të dashuruar miqësitë, për të cilën nuk keni kohë kur jeni në çift, kështu që duhet të jeni mirënjohës për të.

Ja disa këshilla si duhet ta përdorë çdo shenjë e horoskopit ditën e Shën Valentinit, për të afirmuar se një partner nuk është i nevojshëm për të festuar dashurinë dhe disa sugjerime për të tërhequr një takim.

Dashi

Nëse jeni single dhe e doni këtë, më shumë pushtet për ju. Por nëse doni të gjeni një partner përpiquni ta bëni këtë Shën Valentin, Vitin tuaj të Ri. Shkruani zgjidhjet për mënyrat e reja që mund të arrini ndërsa bëni qejf në vitin e ardhshëm. Bëhuni gati fizikisht dhe krijoni një sjellje pozitive. Bota është guaska juaj romantike!

Demi

Ju mund të përdorni disa ledhatime në këtë ditë speciale, kështu që dërgojeni veten në një qendër spa dhe shijoni një trajtim bukurie nga koka te këmbët, ose ndonjë masazh. Bëhuni takimi juaj më i mirë duke u përkujdesur me çfarëdo kënaqësie sensuale që iu ngacmon fantazinë. Ftoni një mik të ngushtë dhe kënaquni së bashku.

Binjakët

Nëse ju nxiteni nga ideja për të telefonuar miqtë tuaj dhe të ankoheni për statusin tuaj single, atëherë bëjeni. Bëhuni llafazan dhe shfryheni ndjenjat tuaja, por çfarëdo që bëni rezistoini të telefononi ishin tuaj ose të atij personit atraktiv që iu ka marrë mendjen. Prisni për një ditë tjetër që t’i bëni ato telefonata, kur emocionet tuaja nuk do të jenë aq të paqëndrueshme.

Gaforrja

Ju jeni një nga romantikët më të mëdhenj në botë, kështu që mos e lejoni të qenit single që t’iu ndalojë të festoni dashurinë. Rregulloni një dhuratë ose një shkëmbim kartash në rrethin tuaj të miqësisë dhe ftojini në festën tuaj të Shën Valentinit. Gatuani biskota dhe zbukuroni shtëpinë me zemra të kuqe dhe qiri. Bëni një dolli për miqësinë e dashur që ju mbështesin.

Luani

Ju s’mund të keni një takim këtë Shën Valentin, por ju ende mund të përhapni gëzim. Ofrohuni që të kujdeseni për fëmijët e miqve tuaj. Prindërit e fëmijëve të vegjël shpesh kanë vështirësi të gjejnë kohë për romancën në jetën e tyre të angazhuar, kështu që ndihmojini. Ju nuk do të jeni vetëm dhe do të argëtoheni duke luajtur me fëmijët e tyre.

Virgjëresha

Kjo do t’iu ngjajë e çmendur, por do të ishte dita perfektë për të pastruar dhe për të riorganizuar hapësirën tuaj. Rregullimi i rrëmujës përmirëson energjinë jetësore, që mund të ndihmojë të tërhiqni më shumë magji në jetën tuaj. Nëse po shikoni për një lidhje, shtoni në sektorin jug-perëndimor të dhomës suaj ët gjumit gurë të çmuar, kristale dhe qirinj.

Peshorja

Të jeni single nuk është e lehtë për ju. Nëse ju vjen keq për veten, ja një zgjidhje e shkëlqyer për t’u gëzuar: ndihmoni dikë më me pak fat se ju. Të moshuarit janë shpesh të vetmuar dhe jo vetëm në ditën e Shën Valentinit, kështu që shikoni nëse mund të jeni vullnetar në shtëpinë e të moshuarve. Ose kërkoni për ndonjë kish ose grup jofitimprurës që mund të përdor ndihmën tuaj.

Akrepi

Ju e dashuroni intrigën dhe gënjeshtrat e vogla të bardha që fshihen pas saj, kështu që gjeni një dyqan lulesh online dhe porositni një buqetë me lule për t’ia dërguar vetes në vendin e punës suaj. Ose zgjidhni një dyqan karamelesh për të dërguar një kuti me çokollata. Shkruani në kartë: “Nga admiruesi juaj sekret”. Thashethemet e lezetshme mund t’iu kënaqin gjithë ditën.

Shigjetari

Karikoni bateritë dhe bëni një udhëtim të shkurtër. Nuk është e nevojshme të jetë i menduar mirë. Thjesht hipni në autobus dhe shkoni në disa zona të reja të qytetit. Ose provojeni këtë me ndonjë mik, merrni makinën, nisni ta ngisni dhe hidhni një monedhë në çdo cep dhe kthehuni majtas (për kokë) ose djathtas (për pil), sipas rrethanave. Pas disa hedhjeve të monedhave, hani darkë në vendin që do të përfundoni.

Bricjapi

Ju tashmë keni pasur mundësi për të krijuar energji atraktive që tërheqin njerëzit. Dhuntia juaj për sukses është e parezistueshme. Tani është koha perfekte për të ndarë disa nga frutat e suksesit tuaj, duke u kujdesur për miqtë tuaj në një event special. Shikoni për ndonjë film, koncert, komedi ose teatër, që e dini se do t’i pëlqejnë.

Ujori

Ju keni zbuluar se dita e Shën Valentinit është një komplot nga dyqanet e luleve dhe kompanitë e kartolinave, për të shituar mbetjet nga festat e fundvitit. Nëse jeni pjesë e grupit “bah, mashtrim”, mblidhni miqtë tuaj dhe organizoni një festë. Ndani një çmim për të ftuarin që sjell kartolinën më humoristike.

Peshqit

Kjo ditë është e duhura për të plotësuar veçantitë simpatike për të cilat jeni të njohur dhe të dashur. Shkoni te një mik ose pjesëtar familje që ka nevojë për një vesh të hapur. Ndërsa dëgjoni, ofroni suportin tuaj dhe ndihmojini ata që të gjejnë rrugën tyre mbrapsht në një perspektivë më kozmike. Kjo vjen në mënyrë natyrale te ju, por nuk është gjithmonë shumë e lehtë për të tjetër.