Si mund të ruhemi nga kjo gjë?
Fillimisht mos iu përgjigjni çdo numri që shihni në telefon. Kjo është thirrja që bën Giovanni D’Agata nga Zyra e të Drejtave, i cili na vjen në ndihmë duke dhënë disa numra të cilëve nuk u duhet përgjigjur asnjëherë, si në rastin e telefonatave, ashtu edhe të mesazheve.
+375602605281; +37127913091; +37178565072; +56322553736; +37052529259; +255901130460; janë numrat e rrezikshëm, si dhe çdo numër tjetër që nis me +375, +371, +381, +255.
“Në rast se përgjigjeni duhet ta mbyllni telefonin menjëherë dhe nuk duhet që të ritelefononi”, – shprehet Giovanni D’Agata.
Zakonisht, shtetet nga të cilat vijnë këto telefonata janë Bjellorusia, Letonia, Serbia, Lituania, Tanzania etj.
Shënim i rëndësishëm: Mos shkruani në tastierën e telefonit ‘#90’ ose ‘#09’ nëse ju kërkohet nga ndonjë telefonues. Edhe ky është një rast mashtrimi për të aksesuar në kartën SIM.