Rok-grupi i njohur kosovar Jericho, ka publikuar me videoklip këngën e re, të titulluar “Kënga e Ashikëve”.

Në këtë këngë përvec grupit, marrin pjesë edhe Shaqir Hoti në kavall, Afrim Sadiku në sharki dhe çifteli dhe Shaqe Hoxha në daulle.

Pjesë e videoklipit edhe aktori Sylejman Lokaj dhe aktori i ri nga Shkupi, Fisnik Zeqiri.

Jericho njihet për këngët në dialektin gegë që inkuadron ritme etnike shqiptare. Disa nga më të njohurat janë “Shkaba”, “Zgjohu”, “Kur do të pushoj kjo kangë”, “Tomlin e nanës” etj.