Urim SALIHU
Të hënën një zyrë do jetë bosh.Një njeri do mungojë aty përgjithmonë.Asnjë urdhër, asnjë nënshkrim, asnjë zë më nuk do dëgjohet aty brenda një institucioni nga Hazbi Idrizi.Dikur në të njëjtën vend protagonistët e kësaj ngjarje të dhimbshme ndanin cdo gjë.Dallimi ishte midis një drejtuesi dhe një të punësuari aty.Por kryesore, pavarësisht kundërthënieve , mospajtimeve, jeta frymonte për të dy.Në cfarëdo pozicionesh, jeta vazhdonte po për të dy.Tani asnjëri nga t’a nuk do të shkojë më kurrë brenda Komunës.Asnjëherë më!
Larg motiveve.Larg cdo gjëje , dy jetëra u shuan.Jo sepse kjo ndodhi në Bogovinë.Ajo mund të ndodhte kudo.Në fakt Bogovina njihet si një vend I qetë dhe me njerëz shumë dinjitozë dhe tepër mikpritës.
Ata njerëz atje jetojnë të gjithë në traumat e asaj ngjarje të rrallë dhe të trishtë.Po të pyesësh njerëz, nuk beson askush se kjo ka ndodhur .Nuk beson se ata e humbën përgjithmonë kryetarin e tyre që e mbështetën me vite.Nuk besojnë se Hazbi Idrizi të hënën nuk do shkojë tek zyra e tij .Nuk do të shkojë më asnjëherë. Por edhe ai që kreu këtë vrasje la në mëshirë familje, që do vuajnë.Dikush duhet të kujdeset edhe për t’a.Kjo është jeta nën mizorinë e së cilës ndodhin gjëra që për pak caste na humbin kontrollin dhe më pas është vonë pendesa.
Larg motiveve që nuk kanë më peshë dhe rëndësi , dy njerëz nuk jetojnë më.I pasur apo I varfër, fajtorë ose jo, dy njerëz ikën përgjithmonë.S’ka as hetim, as gjykim.Nuk ka asgjë përvec një boshllëku të madh dhe gërryes.
Të dy ikën me dhimbje.Të dy ikën në mënyrën që as nuk e kishin paramenduar dhe besuar ndonjëherë .
Por mbi të gjitha iku një kryetarë komune.Të udhëheqësh asnjëherë nuk është lehtë.Do ketë gjithmonë njerëz që nuk do jenë të kënaqur dhe të tjerë që do kenë tjetër fat ndryshe.Në cfarëdo rrethane është bërë e vështirë të drejtosh një institucion.Vështirë është bërë të shkruash një artikull.Vështirë poashtu të jesh deputetë.Veshtirë të jesh një profesorë, biznesmen.Ky është një vend ku është vështirë më të jetosh normalitetin.
Rasti tragjik I të shtunës në Bogovinë n’a tronditi tejmase të gjithëve por na bëri të kujtojmë thellë se jeta gjithmonë të jep zgjidhje, mjafton të heqësh dorë nga arma që shuan jetëra njerëzish.Jeta është shumë më e lartësuar se një pozicion , është një dhuratë që t’a jep Zoti dhe ai ka të drejtë të ta merr.Tjetër askush nuk ka të drejtë ta bëjë sepse gjykimi I Zotit është më I madh se cdo gjë që kemi në këtë jetë të përkohshme, këtë jetë që në cfarëdo rrethane ditët I ka të numëruara.