Juliana Pasha sapo ka publikuar klipin e saj të ri të këngës “Jeto” që ka në qendër të saj dhunën, trafikimin dhe gjithë betejën psikologjike që u ndodh të prekurve nga këto fenomene.

Lidhur me këtë kip, Juliana ka qenë e ftuar të flasë në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës që transmetohet në ABC Neës, çdo të shtunë në orën 18:00. Juliana ka thënë se e ka marrë iniciativën për të bërë këtë këngë nga ngjarje reale që ka dëgjuar në media ndërkohë që ka treguar se preket shumë nga këto fenomene. Ajo thotë se kënga është në formën e kauzës dhe me siguri nuk do të ketë shumë klikime, sa kanë këngët apo hitet e këngëtarëve të rinj shqiptarë që me anë të muzikës ritmike bëjnë namin në club-e, shkruan Blitz.al.

Megjithatë Juliana ka treguar në “Thumb” se vidoeklipet janë një mënyrë e mirë për të qenë gjithmonë pranë publikut dhe sa herë ajo ta ndiejë të nevojshme këtë llojë kontakti me ndjekësit e saj do të vazhdojë të prodhojë muzikë të mirë, vazhdon Blitz.

Juliana e ka ndarë shkrimin në fjalë në faqen e saj duke shtuar që kjo është një dukuri e njohur tashmë, që këngët më të pëlqyera janë ato me tekste me “dy-tri fjalë” që mbahen mend lehtë nga publiku. Ajo ka thënë megjithatë, që shpreson që kjo këngë të klikohet, vetëm për shkak të kauzës së saj dhe ka zbuluar që të ardhurat prej saj do shkojnë në ndihmë të personave të trafikuar, për shoqatën “Të ndryshëm & të barabartë”.

Juliana ka dhënë mesazhin që edhe publiku, duhet të mbështesë artistët, në nismat që kërkojnë të bëjnë një ndryshim.  

“Mos u habisni!!! Ky eshte nje realitet qe ndodh cdo dite ne muziken shqiptare. Klikimet shkojne gjithmone per kenge te thjeshta me tekste qe kane dy tre fjale dhe mesohen shpejt nga publiku.

Une shpresoj me zemer se kenga #Jeto do te pelqehet sa duhet dhe do te klikohet sa duhet (jo per Julin por per fenomenin). Te gjitha te ardhurat qe do te vijne nga klikimet e kenges do te shkojne ne ndihme te personave te trafikuar nga Organizata “Te ndryshem & te barabarte”. Ndryshimet ne muzike nuk i bejne vetem artistet por edhe shijet e publikut.”

Kënga është prej disa ditësh në Youtube.