Në sondazhin e shtatë online, të organizuar nëpërmjet aplikacionit të veçant në portalin FOL, në pyetjen se ”Kush mendoni se duhet t`i prijë garës për kryetar të komunës së Strugës” nga rradhët e BDI-së, rezulton se si figurë më e preferuar në këtë sondazh të jetë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri.

Nga votat e deklaruara për Jeton Shaqirin kanë dhënë preferencën e tyre 41,21 % e të anketuarëve, ndjekës dhe lexues të rregullt të FOL-it.

Sa u përket kandidatëve tjerë të këtij sondazhi, në vend të dytë rradhitet Armend Shaqiri, ish ushtarë i UÇK-së, me 30,0% të votave duke e lënë pas edhe kryetarin aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merkon, i cili mezi ka tubuar 11,21% të votave.

Në vend të fundit ngelet Tahir Hani i cili ka arritur të grumbulloj 7,27% të votave, të shprehura në anketë.

Po ashtu duhet përmendur edhe atë se një numër i madh i të anketuarve 10,3%, nuk kanë kurfar preferencash për kandidatët e lartpërmendur, ose kanë preferenca për kandidat tjerë.

Përndryshe zgjedhjet e ardhshme lokale- të rregullta, duhet të mbahen në muajin tetor, atëher kur edhe ligjërisht përfundon mandati kryetarëve aktual të komunave. \fol.mk

No description available.

Për të parë rezultatet e sondazheve të kaluara kliko KËTU