Duket se dhjetori është muaji i mbledhjes së Kuvendeve të partive të djathta në rajon.

Pas Kuvendit të 11 dhjetorit në Tiranë, të thirrur nga Berisha, edhe në Maqedoninë e Veriut partia Konservatore e VMRO-DMPNE-së do të mbajë Kuvendin e saj, ku pritet që delegatët të votëbesojnë kryetarin e kësaj force politike Hristjan Mickovski.

Mbi 500 delegatë do të diskutojnë për sfidat që e presin të djathtën konservatore në Maqedoninë e Veriut, si edhe do të vendosin nëse kryetari i saj aktual, Hristjan Mickovski do të vijojë të qëndrojë në detyrë apo jo.

Aktualisht për kryetar të partisë është parashtruar vetëm një kandidaturë, vetëm ajo e liderit aktual Mickoski.

Anëtarët e tjerë të kësaj force politike do të kenë mundësi të parashtrojnë kandidaturën gjatë kohës që zhvillohet kongresi.

Në Kuvend pritet që Mickovski të japë paralajmërime për rifreskimin dhe rimobilizimin e VMRO-DPMNE-së në përputhje me politikat e reja të saj./albeu.com/