Për fat të keq virusi Corona ka marë hov në gjithë botën,të gjithë frigohemi dhe lutemi që mos të më prek mua ,familjet tona ,mos të të prek ty e askënd…

Të gjithë presim se ç’farë do të ndodhë,vallë do qetësohet situata apo do ketë raste të reja.
Jemi mbyllur ne shtëpit tona dhe rrimë ngrohtë para televizorit ne pritje…ç’do gjë ka filluar te kufizohet…

Mirëpo edhe përkundër kësaj situate ekziston një shpresë…e ajo eshtë shpresa në ZOT.

Përkundër kësaj shprese shpresojm dhe tek disa njerëz të cilët nuk ditëm asnjëher ti vlerësojm
E kush jan këto miq të mi ?

Padyshim janë MJEKËT të cilët ne për ç’do ditë i quanim se jan të pa mëshirshëm,nuk kujdesen për ne,janë të pa shpirt,nuk të marrin në dorë ,janë hajna e dallaverexhi ,janë kështu e janë ashtu…POR SOT…???

Sot,në këto momente shpresojm në këta që nuk i vlersuam,shpresojm në ndihmën e tyre…

Vallë do fillojm të u’a dimë vlerën ???

Të dashur ,janë këta mjekë që në çdo moment të veshtirë janë në krye të detyrës, po edhe ne këto momente…

Janë po këto që ne i quanim xhdo gjë…

Vallë e mendojmë se edhe ata kanë familje,edhe ata i lënë në këto momente familjet e tyre , prind, bashkëshortë dhe fëmijë dhe janë në krye të detyrës e kujdesen për ty që po kërkon ndihmē…e ti,deri dje i quajte xhdo gjë.

Vallë e mendojmë se edhe ata janë të rezikuar …edhe atë më tē rezikuar se ti dhe unë që nē këto momente po rrimë në shtëpit tona,e ham e pimë e qeshim…flejmë ngrohtë ne shtrat.

Janë ata që mund të të japin ndihmë pikërisht ty që asnjëherë nuk u’a dite vlerë.

Prandaj jo vetëm sot por ç’do herë duhet vlerësuar MJEKËT…

KRENOHU DHE VLERSOE ATË QË TË NDIHMON…

Jo vetëm kur je në zor,panik e kur nuk ke ku të shkosh…

ATA JANË HERONJTË TANË…

ZOTI I RUAJT KU DO QË NDODHEN…

Shkruar nga

IBA XHAFERI