Ambasadori i Gjermanisë në Austri Johannes Haindl është i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për krizën në Maqedoni

Haindl ka qenë nëpunës i ambasadës gjermane në Jugosllavi, ndërsa nga viti 2001-2004 ka qenë Shef i Departamentit për Forcat Speciale në Ballkanin perendimor. Në vitin 2006 ai është emëruar përfaqësues i MPJ-së gjermane për Europën jug-lindore dhe Turqinë.

Në vitin 2009 Johannes Haindl është emëruar zv.Shef i Misionit në SHBA, pastaj ambasador në republikën Çeke, ndërsa aktualisht është ambasador i Gjermanisë në Austri.

Haindl vjen në vendin tonë në kulmin e krizës politike, në vakum kushtetues dhe hendikep institucional. Në situatë kur koaulicioni aktual qeverisës ka kidnapuar pushtetin dhe nuk lejon zbatim të kushtetitës dhe ligjeve, pasi pjesa më e madhe e pushtetmbajtësve aktual rrezikojnë burgosjen dhe konfiskimin e pasurisë.