Integrimit të Maqedonisë në NATO, kriza e refugjatëve dhe zgjedhjet e parakohshme ishin temat që Ministri i mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski i diskutoi me zv.sekretarin gjeneral të NATO-s Rose Gottemoeller. Jolevski ka informuar sekretarin e NATO-s për reformat në sektorin e mbrojtjes dhe modernizimin e ARM-së.

“Jolevski ka theksuar se Maqedonia i ka përmbushur kushtet për antarësim në NATO prej vitit 2008, por për shkak të arsyeve gjeopolitike në Evropë dhe botë është shtyrë integrimi i Maqedonisë në NATO”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Mbrotjes.

Takimin me zv.sekretarin gjeneral të NATO-s Jolevski e realizoi në kuadër të pjesëmarrjes në forumin për siguri në Halifaks