OBRM-PDUKM-ja sot njoftoi nuk do të lejojë që LSDM-ja përmes relativizimeve dhe anashkalimeve të Kushtetutës dhe ligjeve, të realizojë plane në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Kërsto Jovanovski në konferencën për shtyp tha se, opinioni mbetet i shqetësuar edhe përkundër garancave të nënshkruara nga Zoran Zaevi, pasi sipas tij, partnerët e koalicionit të LSDM-së mbeten pas Deklaratës së përbashkët dhe planifikojnë t’i realizojnë dispozitat në të.

Jovanovski tha se, këtë e ka konfirmuar edhe Oliver Spasovski, që sipas tij, ka thënë se Deklarata e Tiranës ekziston dhe se secili ka qëndrimet e tij, por bashkërisht do të dakordohen për të mirën e Maqedonisë.