Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Në seancën e sotme ka dëshmuar i akuzuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili tha se anëtarë të OBRM-PDUKM-së kanë dhënë udhëzime se si do të zhvillohen ngjarjet në natën e 27 prillit.

Pas deklaratave të Aleksandar Vasilevskit, ka reaguar i akuzuari Vllado Jovanovski, i cili tha se nuk ndjehet si udhëheqës i protestave “Për Maqedoni të përbashktë”.

“Unë nuk mund të trajtohem si udhëheqës. Në protesta nuk kam qenë pjesë e organizimeve. Natën e 27 prillit kam ardhur si qytetarë, njeri dhe aktor, që shqetësohet për shtetin”, tha Jovanovski.

Ndryshe, pasi disa nga të akuzuarit u tërhoqën nga e drejta për të dëshmuar, pritet që javën e ardhshme për ngjarjet e 27 prillit të fillojë procedura për fjalët përfundimtare.