Kërste Jovanovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së, sot në një konferencë për shtyp i bëri thirrje kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, të largohet nga Deklarata e partive shqiptare dhe ta formojë qeverinë e re me ndihmën e OBRM-PDUKM-së, ose të pranojë zgjedhje të reja parlamentare së bashku me ato lokale.

 

Sipas tij, në zgjedhje qytetarët do të kenë mundësi të tregojnë çfarë mendojnë për Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare dhe për debatin që sipas tij, po mundohet ta hap Zoran Zaev.

Jovanovski akuzoi se Zaev është i gatshëm të vijë në pushtet me çdo çmim, madje edhe siç tha, të pranojë elemente nga “platforma e Tiranës”.