Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe LSDM-ja do të bëjnë rokad të Ministrisë së Drejtësisë me Ministrin e Arsimit, ndërsa ky vendim i itegristëve pritet që të zyrtarizohet gjatë ditës së hënë, ku edhe do të caktohet kandidati i BDI-së për ministër të ardhshëm të Arsimit, mëson jozyrtarisht Zhurnal.

Siç mëson Zhurnal, rikostruimi i Qeverisë Zaev me përfshirjen dhe të PDSH-së dhe Lëvizjes BESA në koalicion nuk do të ketë ndryshime të mëdha kadrovike të kabinetit qevritar nga ministrat aktual.

Po ashtu burime, partike për Zhurnal bëjnë të ditur se marrëveshja BDI-LSDM për rokad të këtyre dy digastërëve tanimë ka marrë aminin edhe të lidërëve dhe strukturave partiake.

Përndryshe, Agjencia e Lajmeve Zhurnal ishte media e parë që shkroi se BDI dhe LSDM do të shkëmbejnë këto dy ministri në kuadër të një marrëveshje ndër-partike për të zgjeruar koalicionin qeveritar dhe freskuar shumicën parlamentare.