E keni vërë re që kur bëni rrugë të gjata në stinën e verës ju enjten këmbët dhe duar? Kjo ndodh për shkak të temperaturave të larta dhe të veprimit të gravitetit të fuqishëm.

Për shkak të nxehtësisë, enët e gjakut zgjerohen dhe vjen deri te problemi i kthimit të gjakut në zemër. Për këtë arsye ju duhet të merrni masa që t’i mbroni ato nga presioni i mëtejshëm dhe lëndimet.

Një formë shumë e mirë për të reduktuar enjtjen e këmbëve është duke pirë më shumë lëngje, sidomos ujë dhe çaj.

Gjithashtu duhet të konsumoni ushqime të pasura me hekur dhe vitaminë B, si spinaq, lakër jeshile, panxhar, ananas si dhe sigurisht të reduktoni duhanin, alkoolin dhe duhanin.