Shkruan, Ziadin Sela

“Mos e digj veten, më dhimbsesh”

Me këtë gjuhë iu është drejtuar në vazhdimësi siç duket, Ali Ahmeti të zgjedhurve të tij.

Me logjikën digje popullin dhe shpëto veten, mjafton të jesh servil ndaj padronit, deri dje Gruevski, e sot ky tjetri dhe nuk digjesh.
Besa mirë ja kanë marrë dorën mësimeve të shefit të tyre Bujari dhe lloji i tij dhe kjo vazhdimisht ka shkuar, në proporcion me vuajtjet e shqiptarëve këtu.

A jeni shqetësuar për shqiptarët ndonjëherë?

Ju kurrë s’u dogjët për vete, por dogjët shqiptarët që ju besuan kaq vite dhe u dergjën dhe vazhdojnë të dergjen burgjeve pa faj.

Sopoti, Alfa, Monstra, Lagjja e Trimave, Feta Alimi, fëmijë të rrahur rrugës duke shkuar e duke u kthyer nga bankat e shkollës, nënat dhe motrat tona të tërhequra zvarrë nga policia jote, fëmijë pa prindër të rritur, gra pa të zot shtëpie.

Ju su dogjët as kur shqiptarët u syrgjynosën rrugëve të mërgimit.
Ju nuk digjeni as sot kur femijëve të shqiptarëve u ndalohet shkollimi ne gjuhë amtare në Idrizovë, Çashkë, Bllacë e gjetiu.

Heshtni ju se digjeni!

Shqiptarët mish për top për hasmin, paska qenë sakrifica juaj.