Bredha të rremë dhe zbukurime me ngjyra të ndezura janë të disponueshme në mbarë botën për festat e fundvitit, por më thelbësore, janë pjesë e Krishtlindjeve moderne britanike.

Por a e dini se për këta bredha punojnë mijëra emigrantë nga Kina rurale?

Disa janë të rinj të moshës 15-vjeçare, të cilët paguhen vetëm 50 centë në orë për të bërë sezonin tuaj festiv që të shkëlqejë.

Për ta nuk ka pushime për Krishtlindje, madje as më 25 dhjetor.

Mirë se vini në “Qytetin e Krishtlindjeve” në provincën Zhejiang të Kinës, një qytet anonim dhe një vend i lënë pas dore i cili prodhon 60% të pemëve dekorative në mbarë botën, zbukurimet si dhe kapuçat e babagjyshit të vitit të ri me fibra optikë.