Kryetari i Komisionit evropian Zhan-Klod Junker sot deklaroi se SHBA-ja nuk është më e interesuar për garantim të sigurisë evropiane, kështu që BE-ja duhet të bëjë më shumë në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimit në siguri.

“Respekti ynë ndaj NATO-s nuk mundet më të shfrytëzohet si alibi adekuate për kundërshtim të përpjekjeve gjithnjë e më të më[dha evropiane”, tha Junker në konferencën në Pragë, transmetojnë mediumet britanike.

Ai shtoi se Evropa nuk ka zgjidhje, por duhet t’i mbrojë interesat e veta në Lindjen e Afërt, si edhe kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike dhe marrëveshjet tregtare.