Gaetano Castrovilli vijon të jetë një nga emrat më të lakuar për merkaton e verës së ardhshme, pasi paraqitjet e mira në fushë kanë nxitur interesin jo vetëm të klubeve italiane, por edhe të atyre europiane.

Juventusi është skuadra që ka bërë hapa konkretë drejt mesfushorit të talentuar italian, pasi klubi bardhezi vijon të konfirmojë preferencën ndaj lojtarëve që spikatin te Fioirentina, ku më parë ka blerë Bernardeschin dhe së fundi Chiesën.

Klubi nga Firenze pretendon një shifër prej 30-35 milionë eurosh për kartonin e Castrovillit, ndërsa Juventusi ka propozuar një shkëmbim me amerikanin McKennie dhe 5 milionë euro kesh, ide që momentalisht është hedhur poshtë nga presidenti Commisso.