Juventusi dhe Milani kanë shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

Zonja e Vjetër në udhëtim ka mposhtur Chievon me rezultat 1:2, e me rezultat të njëjtë Milani po ashtu në udhëtim ka mposhtur Palermon.

Mandzukic dhe Pjanic shënuan golat në fitoren e 10-të të Juventusit në Serie A, ndërsa golin e vetëm për Chievon e shënoi Pellissier nga pika e bardhë.

Në anën tjetër, Milanit fitoren ia siguruan golat e Susos dhe Lapadulas.