Joaquin Correa mund të largohet nga Lazio, por jo edhe nga kampionati italian Serie A.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus është duke tentuar transferimin e sulmuesit argjentinas.

Correa ka bërë mjaftë mirë me Lazion dy edicionet e fundit dhe është dëshira e madhe e drejtorit sportiv Paratici dhe trajnerit Andrea Pirlo.

26-vjeçari iu bashkua Lazios në verën e vitit 2018 nga Sevilla, por vlera e tij është rritur dukshëm.

Corriere dello Sport ka raportuar se Juve ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin, ofertë e cila po vlerësohet nga Lazio.

Zonja e Vjetër e ka kërkuar huazimin e lojtarit për dy vite ku do t’ia paguante të gjithë pagën, ndërsa ta ketë edhe mundësinë e blerjes për 50 milionë euro.

Kjo ofertë po vlerësohet nga Lazio dhe mund të pranohet, pasi kryeqytetasit janë duke shikuar tjera objektiva.

Në rast se Correa i bashkohet Juventusit, atëherë Lazio do ta zëvendësojë atë me gjermanin Julian Draxler.