PREMTIM: Berova meriton që të ketë treg modern edhe në vitet në vazhdim do ta ndërtojmë atë

Projekti për ndërtimin e tregut të ri të gjelbër dhe modern në Berovë është duke u realizuar. Këtë premtim e dha kryetari i Komunës së Berovës, Zvonki Pekevski, gjatë kohës së fushatës së tij zgjedhore në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën në tetor të vitit 2017.

Më saktë, Pekevski me 05.10.2017, siç transmetoi portali A1on, vizitoi tregun e Qytetit në Berovë ku u takua me shitësit nëpër tezga dhe me blerësit në treg. Pas bisedës me to. Pekevski theksoi:

Tregu në Berovë është i vogël. Ekzistojnë njëzet tezga me prodhime bujqësore dhe 2-3 tezga me prodhime tekstili. Tregu punon vetëm të enjteve, por përsëri shumë i vizituar nga ana e banorëve të Berovës. Berova meriton treg modern dhe në vitet në vazhdim do ta ndërtojmë atë.
Në llogaridhënien për të punuarën në 100 ditët e mandatit, kryetari Pekevski, siç njoftoi Pres 24, theksoi se dokumentacioni i tenderit është në fazën finale për ndërtimin e tregut të gjelbër në Berovë me ç’rast janë siguruar mjete prej projektit MSIP nga Banka Botërore, me ndihmën e BE-së me vlerë prej 134.550 euro.

Ky projekt ka qenë një prej projekteve me prioritet për të cilin ka punuar administrata e komunës në Berovë nën udhëheqësin e kryetarit të Komunës Xvonko Pekevski në njëqind ditët e para të qeverisë lokale.
Me 21.08.2018, siç transmetoi portali Slloboden Peçant, filloi ndërtimi i tregut të gjelbër.

Në Berovë sot filloi ndërtimi i tregut të gjelbër. Vlera e investimeve arrin në 12.468.3650 denarë, prej të cilave rreth 135 mijë euro janë grant nga Banka Botërore, ndërsa të tjerët janë mjetet prej buxhetit të Komunës së Berovës. Siç theksoi kryetari i Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, me ndërtimin e tregut të qytetit nënkuptojmë përmirësim të kushteve për kryerjen e veprimtarisë së tregut nga ene e prodhuesve të Berovës.
Lajmi u publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Berovës.

Si ofrues më i favorshëm ndaj thirrje publike u paraqit kompania BIA Inxhinierig DOO nga Vevçani, ndërsa tregu do të ndërtohet në hapësirë prej 1800 metra katror. Objekti i ri i projektuar i tregut do të përbëhet prej tre moduleve, dy pjesë për shtije dhe një hyrje. Në njërin modul do të shiten prodhimet perimet dhe prodhimet bujqësore, ndërsa në pjesën tjetër pemët dhe llojet të tjera të prodhimeve ushqimore, thuhet mes tjerash në publikim.
Duke pasur parasysh atë që u tha më lartë, mund të përfundohet se premtimi i kryetarit Pekevskit për ndërtimin e tregut modern në Berovë, është duke u realizuar.