Ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksi*dentin e rëndë në Gjermani

Ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt i aksidentuar rëndë mbrëmë në Landin e Baden Wurttemberg të Gjermanisë.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, me anë të një postimi në Facebook, ku tutje ka shprehur ngusjëllimet në emër të ministrisë që e drejton.

Kryediplomatja kosovare informoi se për vdekjen e personit të katërt nga ky aksident ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kanë njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Ëürttemberg.

Në këto çaste të vështira për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan tragjikisht 6 jetëra të bashkëatdhetarëve tanë, shprehim pikëllimin e thellë për të gjitha tragjeditë e tmerrshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.