Në nisje të fazës së parë të procesit të regjistrimit të popullsisë, shtetasit e Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë shtetit kanë pasur një sërë ankesash. Disa mërgimtarë kanë dërguar foto në adresën elektronike të televizionit Alsat, ku shihet qartë se e kanë të pamundur regjistrimin e të dhënave.

Ata janë ankuar se platforma zyrtare online e Entit Shtetëror të Statistikave nuk funksionon. Ndërkohë drejtori i Entit Apostoll Simovski tha se procesi i regjistrimit online të diasporës po rrjedh pa ndonjë problem të theksuar.

Informatat e mija flasin se aplikacioni është funksional gjatë gjithë kohës, dhe se mërgimtarët po regjistrohen. Qasja deri tek aplikacioni është shumë i thjeshtë, në faqen tonë të internetit deri tani kemi njoftim se në vazhdimësi ka regjistrim të shtetasve tonë që jetojnë jashtë vendit. Nuk e di nëse ka probleme të theksuara, por në faqen tonë të gjithë mund të paraqiten në rast se kanë probleme, por unë kam informata se regjistrimi po rrjedh pa kurrfarë problemi. Kishte një problem me numrat amë me personat që janë lindur pas vitit 2000 por ai problem është tejkaluar – deklaroi Apostoll Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Procesi i regjistrimit nisi edhe për të burgosurit, që në numër janë mbi 2200 në të gjithë vendin. Regjistrimit e të burgosurve në burgun e Kumanovës që ndodhet në fshatin K”shanje e ndoqi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.

Ky është një operacion shumë i rëndësishëm dhe iu bëj thirrje që në mënyrë aktive të kontribuojnë për zhvillimin e shtetit tonë. Mbledhja e këtyre të dhënave është në dobi të të gjithëve. Për të mundur të krijojmë politikat në aspketin finaciar, ekonomik, shëndetësor e arsimor dhe gjitha aspektet tjera. Që javës së kaluar edhe Eurostat konfirmoi që të gjitha procedurat tona janë bërë sipas standarvede BE – tha Bojan Mariçiq, Ministër i Drejtësisë.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, shtetasit e lindur në Maqedoninë e Veriut, por që jetojnë më shumë se një vit jashtë vendit kanë mundësinë e regjistrimit online duke filluar nga 1 marsi e deri në 21 prill.