Kabineti i presidentit Ivanov reagon ndaj deklaratës së ministrit Nuhiu: Ekziston obsesion që me lajme të rrejshme të bëhet delegjitimimi i institucioneve

Kabineti i presidentit të RM-së i bëri i thirrje ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu t’i sqarojë të dhënat dhe informatat e thëna më 11.05.2017 në intervistën për emisionin ‘Rruga drejt’ në TV Alsat M, për ekzistim të skenarit i cili do të shërbente si shkas për shpallje të luftës (neni 124 i Kushtetutës së RM-së) apo gjendje të jashtëzakonshme (neni 125 i Kushtetutës së RM-së) nga ana e presidentit të RM-së, Gjorge Ivanov dhe përdorimi i Armatës së RM-së lidhur me hyrjen e dhunshme në Kuvendin e RM-së në ditën 27.04.2017.

‘Kabineti i Presidentit të RM-së konsideron se në opinion ekziston obsesion me lajme të rrejshme të përhapet delegjitimimi i institucioneve, përkatësisht presidentit të RM-së’, thuhet në kumtesë.

Në intervistën për emisionin ‘Rruga drejt’ në televizionin Alsat M, ministri i MPB-së, Agim Nuhiu, duke iu referuar zërave, kinse kishte plan për përdorimin e Armatës gjatë ngjarjeve në Kuvend më 27 prill.