Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 70 të tjerë janë plagosur nga dy shpërthime pranë Parlamentit afgan në Kabul.

Sipas burimeve zyrtare, shpërthimet ndodhën në orët e mesditës, kur edhe stafi i parlamentit ishte duke u larguar nga godina.

Shumica e viktimave thuhet se janë civilë, dukë përfshirë edhe pjesëtarë të stafit të parlamentit.

BBC shkruan se bëhet fjalë për një vetërasës i cili kishte një bombë në këmbë dhe u pasua edhe nga një shpërthim tjetër.

Disa minuta pas shpërthimit një zëdhënës i talebanëve tha se ky grup ka kryer sulmin, dhe kushte  synim anëtarët e agjencisë afgane të inteligjencës.

kabullkabul